BE: S’jemi kompetentë për tabelat cirilike në Vukovar

Mbrojtja e minoriteteve paraqet një vlerë të rëndësishme për Bashkimin Evropian, porse Komisioni Evropian nuk ka kompetenca të përgjithshme lidhur me minoritetet, sepse kjo kompetencë u takon shteteve anëtare të BE-së të cilat miratojnë vendime për minoritetet, ka thënë sot Tove Ernst nga shërbimi për informim i KE-së, njoftoi agjencia Tanjug.

Lajme

18/08/2015 22:28

“Mbrojtja e minoriteteve është parim i cili qartë përmendet në Marrëveshjen për BE-në. Karta për të drejtat themelore në BE ndalon diskriminimin në bazë të përkatësisë minoritetit kombëtar. Por, Komisioni nuk ka kompetenca të përgjithshme lidhur me minoritetet, posaçërisht sa i përket çështjeve të njohjes së statusit të minoriteteve, vetëpërcaktimit dhe autonomisë së tyre, respektivisht përdorimit të gjuhëve rajonale ose minoritare”, është përgjigjur Ernst në kërkesën dërguar KE-së për të komentuar heqjen e alfabetit cirilik në Vukovar të Kroacisë.

Kuvendi i qytetit të Vukovarit ka miratuar dje ndryshimet e Statutit të qytetit me të cilin nuk parashihet më ekzistimi i tabelave dygjuhësore, respektivisht i alfabetit cirilik në entet, institucionet, sheshet dhe rrugët e këtij qyteti.