BE “s’ia begenis” Kurtit ministrin Rashiq, thonë se s’përkon me Kushtetutën

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka emëruar Nenad Rashiq si ministër për Komunitete dhe Kthim. Rreth këtij emërimi, kanë reaguar nga Bashkimi Evropian, nga ku është thënë se, të gjitha emërimet duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, shkruan lajmi.net. Kështu ka deklaruar Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian,…

Lajme

02/12/2022 15:39

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka emëruar Nenad Rashiq si ministër për Komunitete dhe Kthim.

Rreth këtij emërimi, kanë reaguar nga Bashkimi Evropian, nga ku është thënë se, të gjitha emërimet duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kështu ka deklaruar Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, i cili ka shtuar edhe se, nga leximi paraprak i tyre, është që emërimi i Rashiq, nuk i plotëson kërkesat kushtetuese.

Po ashtu, zëdhënësi i BE-së ka deklaruar se respektimi i Kushtetutës është pjesë kyçe e sundimit të ligjit.

“Lidhur me emërimin e Nenad Rashiq, si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës është jetik, është në kontekstin e zhgënjimit është jetik që të gjitha emërimet e ministrave të bëhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare i bëjnë thirrje Kosovës që të sigurojë që të gjitha hapat e nevojshme procedurale gjatë emërimit të ministrave që përfaqësojnë komunitetet joshumicë janë respektuar plotësisht. Dhe leximi ynë paraprak i këtij emërimi dje është se ky emërim nuk i plotëson kërkesat kushtetuese. Por, përcaktimi i saj, sigurisht që i takon Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Respektimi i Kushtetutës është pjesë kyçe e sundimit të ligjit të cilit presim që Kosova t’i përmbahet”, ka përfunduar Stano. /Lajmi.net/