BE pajtohet për buxhetin e vet

Negociatorët në Bruksel kanë arritur një marrëveshje për buxhetin e BE’së për vitin 2014, pas një nate të gjatë të bisedimeve. Janë shkurtuar shpenzimet për rreth 6% krahasuar me buxhetin e vitit 2013.

Bota

12/11/2013 13:54

Negociatorët në Bruksel kanë arritur një marrëveshje për buxhetin e BE’së për vitin 2014, pas një nate të gjatë të bisedimeve.

Shpenzimet në total do të jenë 135.5 miliardë euro, ose 0.5 miliardë euro më pak se sa ka kërkuar Komisioni dhe është shkurtuar rreth 0.9 miliard për objektivat e Parlamentit Europian.

Sidoqoftë, buxheti është më i madh për 0.5 miliardë se sa buxheti që kishin  kërkuar liderët e qeverive.

Ky buxhet paraqet kushte shumë të rrepta, për të cilat ishin pajtuar liderët e Bashkimit Europian në muajin shkurt.

Nuk do të ketë fonde të mëdha për rritjen ekonomike, për punë, inovacion dhe për ndihma humanitare, tha në fjalimin e tij Ministri i Financave të Lituanisë, Algimantas Rimikunas. Shteti i tij momentalisht është në krye të presidencës, që me rregullat e BE’së është me rotacion dhe në shtet e mban presidencën për një periudhë 6 mujore.

Agjencitë e BE’së që merren me migracionin, azilin dhe kontrollin kufitar gjithashtu do të forcohen, njëjtë sikur edhe autoritetet mbikëqyrëse të financave europiane, shtoi ai.

Pothuajse dy të tretat e buxhetit do të shkojë në subvencionimin e fermerëve dhe në programet e zhvillimit në rajonet më të varfra të BE’së, njëjtë sikurse vitin e kaluar. Por shpenzimet për projekte të tilla- i quajtur buxheti i “kohezionit”- është shkurtuar për rreth 7 miliardë euro.

Pesë qeveri votuan kundër kësaj marrëveshje të kompromisit- Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Gjermania, ka raportuar televizioni ARD. Qeveritë e këtyre shteteve kanë kërkuar BE’ja të bëjë shkurtime më të thella.

Marrëveshja e së martës, e arritur pas 16 orëve negocim, pritet që të nënshkruhet nga ministrat e Parlamentit Europian javën e ardhshme.

Kjo duhet t’i hapë rrugën Parlamentit Europian për të miratuar buxhetin afatgjatë të BE’së me vlerë prej trilionë eurosh, pra buxhetit afatgjatë 2014-2020.