BE nuk do të na shantazhojë

Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic thotë se BE nuk do t’i paraqesë Serbisë kushte shtesë dhe se Serbia “nuk do t’i pranojë shantazhet rreth Kosovës”.

Lajme

27/12/2013 09:03

Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë, Ivan Mrkic, ka thënë se Brukseli nuk do t’i bëjë Serbisë kërkesa të reja rreth Kosovës.

Sipas tij, diplomacia serbe do t’i shtojë aktivitetet me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, proces që pritet të nisë në pjesën e dytë të muajit të ardhshëm.

“Nuk do të ketë shantazhe, ne do ta bëjmë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ky ëshët qëllimi ynë dhe kjo është ajo që e kemi thënë në mënyrë të përsëritur”, ka thënë Mrkic për TV Pink. Ai tha se normalizimi “duhet të shikohet më shumë nga pikëpamja e përmirësimin të jetës së përditshme”.

Ai tha se beogradi dëshiron që si serbët ashtu edhe shqiptarët “të jetojnë normalisht”, në mënyrë që të ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Nuk ka shantazh dhe këtë as që do ta pranojmë”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.