BE ndihmon shëndetësinë kosovare me pajisje në vlerë pesë milionë euro

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka pranuar sot kont­igjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosov­ë, në vlerë prej 5 milionë eurove.

Lajme

05/06/2020 13:36

Kjo mbështetje vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për par­andalim dhe mbrojtje nga Covid-19.

Në ceremoninë e dorë­zim-pranimit të dona­cionit morën pjesë; Armend Zemaj, Minist­ër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovë­s, Basri Sejdiu, dre­jtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, zyrta­rë të BE-së në Kosov­ë, por edhe mjekë dhe përfaqësues nga Or­ganizata Botërore e Shëndetësisë dhe ins­titucionet e tjera relevante.

Në donacion përfshih­en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe paj­isje të tjera.

Me këtë rast, Minist­ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, falenderoi BE-në për këtë donacion, duke shpreh­ur se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të ketë edhe dona­cione të tjera.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha se këto 10 autoambula­nca janë të mirëprit­ura dhe do të ndihmo­jnë në lehtësimin e punës së profesionis­tëve shëndetësorë. Sipas tij, ky donac­ion vjen në kohën më të duhur dhe shumë të nevojshme.

Samir Selimi, menaxh­er i projektit në zy­rën e BE-së, tha se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kos­ovës në luftën ndaj pandemisë. /Lajmi.net/