BE ndalon të gjithë avionët ‘Boeing 737 Max’ nga hapësira ajrore evropiane

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka ndaluar fluturimet e  aeroplanëve 'Boeing 737 MAX 8' në hapësirën ajrore të saj pas tragjedisë së Etiopisë.

Bota

12/03/2019 22:35

Kjo erdhi pasi Gjermania, Franca dhe Britania njoftuan për ndalimet në qarqe kombëtare, transmeton lajmi.net.

Agjencia e aviacionit DGAC e Francës kishte ndaluar tashmë fluturime të tilla përmes hapësirës ajrore të saj të martën, së bashku me Autoritetin e Aviacionit Civil Britanik.

EASA vuri në dukje se “shkaqet e sakta”: aksidenti i aeroplanit ‘737 MAX’ të operuar nga linja ajrore indoneziane ‘Lion Air në tetor, në të cilat humbën jetën 189 persona.

“Që prej atij veprimi, ka ndodhur edhe një aksident tjetër fatal,” tha EASA, duke iu referuar rrëzimit të së dielës.

Një avion i ‘Ethiopian Airlines’ u rrëzua pak pas ngritjes nga Addis Abeba, duke vrarë të gjithë në bord.

Linja ajrore tha se 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit po fluturonin nga kryeqyteti etiopian në Nairobi në Kenia.

Ajo tutje shtoi se 32 kenianë, 18 kanadezë, tetë amerikanë dhe shtatë shtetas britanikë ishin në mesin e udhëtarëve.

Aeroplani 737 Max-8 është relativisht i ri në qiell, duke qenë në përdorim komercial që nga viti 2017. /Lajmi.net/