BE na sanksionoi, Osmani lajmërohet nga Katari: Thotë se atje është me një delegacion të bizneseve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Doha të Katarit, e cila ka thënë se janë të interesuar rritjen e marrëdhënieve tregtare. Osmani ka thënë se po qëndron në Doha të Katarit me një delegacion të bizneseve kosovare për të krijuar partneritet, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së…

Lajme

25/02/2024 22:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Doha të Katarit, e cila ka thënë se janë të interesuar rritjen e marrëdhënieve tregtare.

Osmani ka thënë se po qëndron në Doha të Katarit me një delegacion të bizneseve kosovare për të krijuar partneritet, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve.

“Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani.