BE: Mësim në distancë, zgjatje e pushimeve shkollore pas festave të fundvitit për të shmangur një valë të tretë

Për të zvogëluar rreziqet e transmetimit të virusit në periudhën pas festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, kërkon të rikthehet një periudhë tjetër e mësimit në distancë ose zgjatjen e pushimeve të Krishtlindjes.

Bota

03/12/2020 15:29

Sipas rekomandimeve të BE-së, vendet anëtare duhet të mbajnë pandeminë nën kontroll derisa vaksinat të jenë në dispozicion gjerësisht. Sipas Komisionerit të BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, «në Evropë çdo 17 sekonda një person humbet jetën për shkak të Covid-19. Situata mund të stabilizohet, por mbetet delikate».

“Ne nuk duam të anulojmë Krishtlindjet, por t’i bëjmë më të sigurta”, shtoi ajo.

Komisioni Evropian ka publikuar udhëzime të reja për sezonin e dimrit, në veçanti në përpjekje për të mbajtur nën kontroll infeksionet gjatë pushimeve të Krishtlindjes, kur ekziston rreziku që takimet me të afërmit dhe miqtë të kthehen në një valë të tretë pandemie.

“Përpjekja për të shmangur valën e tretë duhet të forcohet. Mesazhi është i qartë. Kyriakides shpjegon: “Parimet që duhen ndjekur janë gjithmonë të njëjtat, për sa kohë që nuk ka vaksinë efektive dhe të sigurt, shtetet duhet të përpiqen ende të zbusin pandeminë.

Pushimet shkollore

Propozimi i BE-së:

Për të zvogëluar rreziqet e infektimit në periudhën pas festave, propozojmë mësimin në distancë, zgjatjen e pushimeve shkollore, në mënyrë që të shmanget përhapja e infeksionit nëpër shkolla.

Mesha online

Në rastin e ceremonive fetare, Brukseli fton shtetet anëtare të shmangin shërbimet e mëdha ose të përdorin transmetimet online, televizionet ose radiot për të ndaluar këndimin kolektiv. Përdorimi i maskave është veçanërisht i rëndësishëm gjatë këtyre takimeve”.

Distancimi fizik

Distancimi fizik dhe kufizimi i kontakteve shoqërore mbeten “thelbësore” edhe në muajt e dimrit duke përfshirë periudhën e pushimeve. Masat duhet të bazohen në situatën lokale epidemiologjike. Komisioni rekomandon mos lejimin e takimeve masive.

Mbështetje psikologjike

Pandemia shkakton stres të madh. Komisioni i BE fton vendet anëtare të “forcojnë mbështetjen publike për të luftuar lodhjen pandemike. Mbështetja psikosociale duhet gjithashtu të intensifikohet. /noa.al/