BE kërkon përshpejtim për Gjykatën Specialen

Zyrtarët e Bashkimit Evropian tërheqin vërejtjen se dëshirojnë përshpejtim të procesit dhe nuk kanë mirëkuptim për zvarritjet në lidhje me formimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

03/06/2015 21:20

Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së diplomates evropiane Frederika Mogherinit ua ka tërhequr vërejtjen politikanëve të Prishtinës se me këmbimin e letrave vitin e kaluar, ata kanë marrë përsipër obligimin për formimin e gjykatës speciale, raporton RTK.

Kocijancic rikujton se Bashkimi Evropian ka kryer pjesën e vet të obligimit dhe ka ofruar asistencën e nevojshme dhe krejt kjo është bërë për t’u mundësuar themelimi i kësaj gjykate. Zëdhënësja e Frederika Mogherinit këkron nga politikbërësit kosovar që mos të zvarrisin më procesin dhe të caktojnë datën kur Kuvendi do miratojë themelimin e Gjykatës.

Diplomatët evropian në biseda joformale tash bëjnë të ditur se nuk kanë mirëkuptim për rrethanat e krijuara meqë, sipas tyre, liderët e Kosovës kanë pretuar se do e kryejnë obligimin. Ndërsa në prononcimet jozyrtare tani9më ka filluar të përmendet mundësia që zvarritjet në lidhje me formimin e Gjykatës të ndikon në nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabizlim Ascoiimit. Ndonëse në prononcime formale akoma thuhet se procedurat në lidhje më nënshkrimin po ecë sipas ritmit të vet megjithatë është lëshuar shansi që deri te nënshkrimi të vie gjatë muajit qershor, ashtu siç ishte planifikuar. Zyrtarë e Komisionit Evropian vazhdojnë të insistojnë se kanë për qëllim që këtë nënshkrim ta bëjnë para pushimeve verore, që do të thotë deri në fund të muajit korrik. Mirëpo, rrethanat e krijuara ne lidhje me Gjykatën Speciale, mund të shërbejnë për zvarritje edhe tek pala evropiane