BE-ja nuk e konsideron armëpushim real marrëveshjen turko-amerikane

Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk theksoi sot se armëpushimi i negociuar nga SHBA-ja me Turqinë nuk ishte një armëpushim real, por një kapitullim i kërkuar nga kurdët.

Bota

18/10/2019 19:46

“Situata është mjaft e dukshme. Ky armëpushim i pretenduar nuk është ashtu si e prisnim”, theksoi ai.

“Në fakt nuk është një armëpushim, kjo është një kërkesë për kapitullim për kurdët”, deklaroi ai, në përfundim të një takimi me drejtuesit e BE-së në Bruksel.