BE-ja nuk e di datën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian nuk ka asnjë informacion se kur mund të vazhdojë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme

07/11/2017 23:30

Kështu të paktën kanë bërë të ditur burime të agjencisë së lajmeve BETA brenda Komisionit Evropian.

Zyrtarët e KE-së kanë thënë se “ka kontakte” mes Brukselit, Prishtinës dhe Beogradit, por që nuk dihet se kur do të fillojë raundi i ri i dialogut, transmeton lajmi.net

Presidenti serb, Vuçiq sot gjatë ditës deklaroi se para vazhdimit të dialogut do të duhet të niste formimi i Asociacionit.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj më 17 nëntor do të udhëtojë për në Bruksel për një takim ku do të diskutohet për MSA-në ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Se ende nuk dihet data e vazhdimit të dialogu, ditë më parë bëri të ditur edhe zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq. /Lajmi.net/