BE-ja në prag të krizës financiare, 5 bankat kryesore drejt falimentimit

Disa prej bankave më të mëdha në Evropë janë në prag të një krize, si ajo e vitit 2008, thonë ekspertët ekonomikë, të cilët paralajmërojnë se kriza ekonomike botërore mund të përshkallëzoj.

Bota

04/02/2016 15:50

 

 

Banka e Gjermanisë, Credit Suisse, Santander, Barclays dhe banka RBS janë në mesin e bankave që kanë humbur aksione në mënyrë të shpejt, thonë disa ekspertë financiarë, transmeton lajmi.net.

Në fillim të krizës shkatërruese financiare të vitit 2008, qeveria britanike ishte detyruar që të ndërmerrte hapa për të shpëtuar nga likuidimi bankën Lloyds dhe RBS, përderisa Banka Qendrore Evropiane i kishte dhënë kredi për të dalë nga kriza financiare Spanjës, Greqisë, Portugalisë dhe Italisë.

Muajin e kaluar, kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi rriti shpresat se në muajin mars mund të bëhen lehtësime më të mëdha bankare me qëllim që të ndihmohen institucionet që janë duke kaluar në krizë financiare.

red sell screen

Franca ndërkaq, muajin e kaluar ka shpallur krizë financiare duke u frikësuar se kjo gjë mund të ndikojë në stabilitetin e eurozonës, transmeton lajmi.net.

Rregulloret e reja kërkojnë që bankat në Evropë të mbajnë më shumë para për tu përballur me luhatjet e bursave por Pal ka thënë se balanci financiar nuk është arritur akoma dhe se trendet negative do të godasin edhe më fort institucionet financiare.

Tregu financiar botërorë ka hyrë në një fazë krize prej se çmimi i naftës, në bursat ndërkombëtare ka rënë në nivel rekord./lajmi.net

oil rig