BE-ja mund ta ndihmojë Serbinë me maksimum 100 milionë euro

Sipas vlerësimeve të para të qeverisë serbe, dëmet nga vërshimet në këtë vend janë më së paku 1 miliard euro, por Bashkimi Evropian mund ta ndihmojë vetëm me një shumë dhjetë fish më të vogël. 

Lajme

22/05/2014 00:37

Si shkruan gazeta Blic e Beogradit, nga Brukseli porositin që paratë për sanim do të merren nëse dëshmohet se dëmi i shkaktuar është së paku 174.6 milionë euro.

Sipas Brukselit, ndihma monetare është e mundshme vetëm nëse dëmi është të paktën 0.64 për qind të GDP-së. Kusht për këtë është që Qeveria e Serbisë raportin për pasojat e vërshimeve t’ia dërgojë Komisionit Evropian deri në fund të muajit korrik.

Praktikë e BE-së është që nga Fondi për situata të jashtëzakonshme të jepen 5-10 për qind të dëmit të përgjithshëm të shkaktuar që e ka përjetuar një vend. Në qeverinë serbe presin që nga Brukseli të arrijnë rreth 100 milionë euro.

Mediet serbe dje raportuan se Serbia do të mund të merrte ndihmë nga BE-ja në shum[ë prej 1 miliard eurove. Sipas tyre një interpretim të tillë e ka dhënë komisarja evropiane për ndihma, Kristalina Georgijeva.   

Mirëpo, ajo më pas sqaroi se i tërë fondi i solidaritetit i BE-së është rreth 1 miliard euro dhe që Serbia mund trë fitojë një pjesë nga ky fond.

Por, e vërteta ështës e ky fond vitin e kaluar ka disponuar me një miliard euro, kurse sivjet disponon me përgjysmë më pak mjete, përkatësisht me gjithsej 500 milionë euro.