BE-ja miraton 64.5 milionë euro parafinancim për Shqipërinë
Bashkimi Evropian ka miratuar 64.5 milionë euro parafinancim për Shqipërinë. Fondi vjen në kuadër të Planit të Rritjes së Unionit për Ballkanin Perëndimor, dhe synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka uruar Shqipërinë për atë që e quajti një…

Lajme
Bashkimi Evropian ka miratuar 64.5 milionë euro parafinancim për Shqipërinë.
Fondi vjen në kuadër të Planit të Rritjes së Unionit për Ballkanin Perëndimor, dhe synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka uruar Shqipërinë për atë që e quajti një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.
“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”, është shprehur Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësi të marrë deri në 922.1 milionë Euro gjithsej nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë digjitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.