BE-ja kërkon hetim të shpejtë dhe të pavarur pas rrëzimit të avionit të Azerbajxhanit

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas bëri thirrje sot për një hetim “të shpejtë dhe të pavarur” lidhur me rrëzimin e avionin e kompanisë ajrore të Azerbajxhanit – pasi SHBA-ja sugjeroi se incidenti mund të ishte shkaktuar nga një raketë kundër-ajrore ruse. Avioni u rrëzua të mërkurën në afërsi të qytetit të Kazakistanit, Aktau, duke…

Bota

28/12/2024 18:08

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas bëri thirrje sot për një hetim “të shpejtë dhe të pavarur” lidhur me rrëzimin e avionin e kompanisë ajrore të Azerbajxhanit – pasi SHBA-ja sugjeroi se incidenti mund të ishte shkaktuar nga një raketë kundër-ajrore ruse.

Avioni u rrëzua të mërkurën në afërsi të qytetit të Kazakistanit, Aktau, duke shkaktuar vdekjen e 38 personave nga 67 që ndodheshin në bord – pasi u përpoq të ulej në destinacionin e tij në qytetin rus, Grozny dhe më pas duke devijuar nga kursi përtej Detit Kaspik.

“Unë bëj thirrje për një hetim ndërkombëtar të shpejtë dhe të pavarur”, shkroi Kallas në platformën e medias sociale X.

Ajo tha se incidenti ishte një “kujtesë e fortë” e rrëzimit të avionit MH17 të kompanisë ajrore Malaysia, i cili u rrëzua nga një raketë tokë-ajër e lëshuar nga rebelët e mbështetur nga Rusia mbi Ukrainën lindore në vitin 2014.

“Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Kallas.

Deklarata e saj erdhi pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin i tha homologut të Azerbajxhanit Ilham Aliyev se mbrojtja ajrore ruse ishte aktive kur avioni i kompanisë ajrore të Azerbajxhanit po përpiqej të ulej në Grozny. Sipas Kremlinit, gjate nje bisede telefonike, Putini i ka kërkoi falje Aliyev për incidentin në hapësirën ajrore ruse, por ai nuk mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit.

Deklaratat e zyrtarëve të Azerbajxhanit sugjerojnë se Baku beson se avioni mund të jetë goditur në ajër, ndërsa SHBA-ja ka thënë se kishte “indikacione të hershme” që mbrojtja ajrore ruse mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin.

Rusia njoftoi më herët se Grozni po sulmohej nga dronët ukrainas atë ditë. /abcnews