BE-ja e gatshme për sanksione të reja ndaj Rusisë

Rusia ndoshta do të përballet me sanksione më të ashpra të BE-së pas rrëzimit të aeroplanit të “Malaysia Airlines”, me 298 viktima, ka thënë sot zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg.

Bota

21/07/2014 18:43

“Ne besojmë që ky është një rast ku ne duhet të vazhdojmë tutje drejt asaj që sipas zhargonit quhet ‘sanksionet e nivelit të tretë’…Këto sanksione përfshijnë një grup më të gjerë të individëve, aseteve dhe sektorëve”, iu tha sot Clegg gazetarëve, transmeton REL.

Britania ka njoftuar se është pajtuar me Gjermaninë dhe Francën që Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për të vendosur sanksione të tjera ndaj Rusisë të martën, kur ministrat e jashtëm të BE-së të takohen në Bruksel. 

“Mendoj që tani ka ndryshim të qëndrimit…edhe te ato vende anëtare që më parë kanë qenë fjalëpak”, ka thënë Clegg.