BE-ja dëshiron të ndalojë importin e naftës ruse, Hungaria kundërshton
Hungaria vazhdon ta kundërshtojë idenë që BE-ja ta ndalojë importin e gazit dhe naftës ruse, tha zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.
Bota
“Pozicioni i Hungarisë për çdo embargo ndaj importeve të gazit dhe naftës nuk ka ndryshuar. Ne nuk e mbështesim idenë”, i tha Kovacs Reuters.
Bashkimi Europian duket se do ta shpallë ndalimin e importeve të naftës ruse si pjesë e një pakete të re sanksionesh, e cila po diskutohet këtë javë, përcjell Gazeta Express.
Disa diplomatë thanë se ndalimi i importeve të naftës u bë një opsion i zbatueshëm pas kthesës së Gjermanisë, e cila tha më herët se një masë e tillë do t’i bënte shumë dëm ekonomisë gjermane. Megjithatë, vendimi për ndalimin e importit të naftës ruse në nivel të BE-së nuk mund të merret pa pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.