BE i thotë ‘Stop’ zgjerimit
Viktima e parë e zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian, ku tash do të ketë shumë më shumë deputetë të ekstremit të djathtë dhe atij të majtë, do të jetë Komisioni Evropian, më saktësisht politika e zgjerimit, thonë ekspertë evropianë.
Lajme
I tërë Ballkani Perëndimor rrezikon mundësinë e afrimit me BE-në pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian.
Kështu vlerësojnë ekspertë të BE-së, të cilët i kanë thënë “Zërit” se politika e zgjerimit të këtij unioni shtetesh evropiane mund të bëhet viktima e parë e rezultatit të zgjedhjeve të fundit.
Sidomos në vendet veriore të Bashkimit Evropian, votuesit i kanë dhënë votën e tyre me të madhe partive të ekstremit të djathtë.
Sipas Dragan Barbutovski, komentator slloven i çështjeve që kanë të bëjnë me BE-në, zgjedhjet e fundit nxorën fituese tri lloje të partive, 1) kundër establishmentit, 2) kundër masave të kursimit dhe ajo që për Ballkanin Perëndimor është më shqetësuese, kundër imigracionit.