BE i kërkon Izraelit që të shënohen mallrat nga territori i pushtuar
Gjashtëmbëdhjetë qeveria evropiane kanë apeluar sot që të shënohen mallrat që prodhohen në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar.

Lajme
Diplomatët nga këto vende, duke përfshirë edhe aleatët më të afërt të Izraelit, kanë nënshkruar një letër me të cilën ftohet shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, që të fillohet me këtë proces.
Në mesin e nënshkruesve janë edhe Britania e Madhe, Holanda, Italia dhe Spanja, njofton agjencia e lajmeve AP.
Gazeta izraelite Haarec e ka publikuar sot këtë letër, kurse një diplomat evropian e ka konfirmuar se letra është autentike.
Izraeli e ka okupuar Bregun Perëndimor nga Jordania gjatë një lufte 7 ditëshe në vitin 1967.
Palestinezët në atë territor kanë qëllim të formojnë shtetin e tyre të pavarur, që do të përfshinte edhe Rripin e Gazës, si dhe që Jerusalemi lindor të jetë kryeqytet palestinez. Bashkësia ndërkombëtare i konsideron jo legale lagjet hebraike në këtë territor.
BE është partneri më i madh tregtar i Izraelit dhe kjo masë do ta godiste në një masë shkëmbimin tregtar të Izraelit me botën.