BE e konsideron Kosovën si shtet në bisedimet me Serbinë

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kociajnçiq, ka deklaruar se hapja e kapitullit 35 të platformës për anëtarësimin e Serbisë në BE, do të varet nga shtetet anëtare.

Lajme

13/10/2015 17:42

Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së për politika të jashtme e siguri, Federica Mogherini, ka thënë se Komisioni Evropian tashmë e ka përfunduar pjesën e vetë të kapitullit dhe presin që shtetet anëtare të vendosin se kur do të fillojnë negociatat për të.

Ajo nuk ka dashur të jep ndonjë përgjigje të saktësuar ndaj pyetjes nëse rreth këtij kapitulli do të diskutojnë Kosova e Serbi si dy shtete, apo pa e paragjykuar statusin.

“Ekziston vetëm një dialog dhe një përfaqësuese e lartë e cila është sponzoruese e këtij dialogu”,  ka thënë Kocijançiq, transmeton lajmi.net.

Përmbajtja e draftit të kapitullit 35 së platformës së BE-së për integrimin e Serbisë që parasheh bisedime për normalizimin e raporteve me Kosovën, ka ngritur shqetësime të mëdha tek zyrtarët serbë lidhur me faktin se ky aty shkruhet se bisedimet do të bëhen mes dy shteteve, duke pranuar shtetësinë e Kosovës.