BE dënon konfirmimin e dënimit me vdekje të Muhammed Mursit

Bashkimi Evropian pret që autoritetet egjiptiane të rishqyrtojë dënimin me vdekje të dhënë për Muhammed Mursin, Presidentit të parë të zgjedhur me votë të lirë dhe të larguar nga detyra me grusht shteti në Egjipt.

Lajme

17/06/2015 12:51

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka deklaruar se dënimi me vdekje është një “mohim i papranueshëm i dinjitetit dhe integritetit të njeriut”, ka thënë ajo, raporton Anadolu Agency.

“Këto dënime dhe procedura shkelin detyrimet e Egjiptit ndaj ligjit ndërkombëtar”, tha Mogherini.

Anëtarët e BE-së i kanë bërë thirrje autoriteteve në Egjipt për të mbështetur të drejtën për gjykim të drejtë në bazë të akuzave të qarta dhe hetimit të pavarur.

Gjykata egjiptiane dje konfirmoi  vendimin ku Muhammed Mursi dënohet  me vdekje çështjen “Bastisja e burgjeve”, që referohen ngjarjeve të vitit  2011.

Më parë, gjykata ka lëshuar vendimin, në të cilin Morsi dhe 16 të pandehur të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm nën akuzat për “spiunazh”.

Në çështjen “Bastisja e burgjeve”, dënimi me vdekje është shqiptuar për gjithsej 100 të ndjekur penalisht, duke përfshirë 94 në mungesë. Në mesin e tyre është kryetari i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman, Jusuf el-Kardavi.