BE dënon incidentet e dhunshme në Veri
Misioni Elektoral Observues i BE’së do ta paraqesë vlerësimin preliminar për zgjedhjet e djeshme, ditën e martë, më 5 nëntor.

Lajme
Bashkimi Europian ka dënuar incidentet e dhunshme në veri të Mitrovicës, të cilat ndodhën gjatë ditës së djeshme, kur grupe të organizuar serbësh ndërprenë procesin e votimit.
Maja Kocijanciq, Zëdhënëse e Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE’së, Catherine Ashton, tha se BE i ka ndjekur zhvillimet për së afërmi.
“Ne i dënojmë incidentet e dhunshme të djeshme në veri të Mitrovicës, të cilat i shkatërruan zgjedhjet, por nga ana tjetër, procesi zgjedhor është udhëhequr në mëynrë të rregullt në pjesën tjetër të Kosovës”.
“Misioni Elektoral Observues i yni do ta paraqesë vlerësimin preliminar gjatë konferencës për shtyp më 5 nëntor”.