BE dënon dhunën në protestën e së hënës në Tiranë

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian është bashkuar me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dënimin e dhunës gjatë protestës së një dite më parë jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Lajme

19/12/2017 14:57

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme, që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së.

Një ditë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri,  dënoi po ashtu me forcë dhunën që ndodhi në protestën e së hënës në Tiranë.