​BE dakordohet për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u dakorduan sot për paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat do të konfirmohen zyrtarisht nga ministrat e Jashtëm ditën e hënë. Në sanksionet e reja përfshihen masa kufizuese për afro 50 anije të vendeve të treta që mbështesin agresionin rus ndaj Ukrainës, si dhe janë…

Lajme

11/12/2024 19:27

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u dakorduan sot për paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat do të konfirmohen zyrtarisht nga ministrat e Jashtëm ditën e hënë.

Në sanksionet e reja përfshihen masa kufizuese për afro 50 anije të vendeve të treta që mbështesin agresionin rus ndaj Ukrainës, si dhe janë shtuar personat dhe personat juridikë, njoftoi Presidenca e Hungarisë.

Vendimi i ri zgjat edhe për gjashtë muaj të tjerë mundësinë e Çekisë për të importuar produkte nafte nga Rusia përmes Sllovakisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti vendimin në X.

“Unë mirëpres miratimin e paketës së 15-të të sanksioneve që synon në mënyrë specifike flotën e fshehtë ruse,” shkroi ajo.