BE bën përgjegjës Assad për sulmin kimik
Shefja e Politikës së Jashtme të BE’së, Catherine Ashton, ka thënë se blloku 28-anëtarësh ka rënë dakord se informacionet në dispozicion tregojnë prova të fuqishme se Qeveria e Sirisë ka përdorur armë kimike. “Më 21 gusht, një sulm në shkallë të gjerë me armë kimike u krye në Damask, duke vrarë qindra persona, përfshirë gra…

Bota
Shefja e Politikës së Jashtme të BE’së, Catherine Ashton, ka thënë se blloku 28-anëtarësh ka rënë dakord se informacionet në dispozicion tregojnë prova të fuqishme se Qeveria e Sirisë ka përdorur armë kimike.
“Më 21 gusht, një sulm në shkallë të gjerë me armë kimike u krye në Damask, duke vrarë qindra persona, përfshirë gra e fëmijë. Përballë këtij përdorimi cinik të armëve kimike, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rrijë i heshtur dhe është e qartë që duhet të japim një përgjigje të fortë, për të bërë të qartë se krime të tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të mos ndëshkohen”, ka deklaruar Ashton.
Kerry e ka cilësuar si “të fuqishme” deklaratën e Ashtonit.
“Jemi shumë mirënjohës për deklaratën e bërë sot në takim, në lidhje me Sirinë – një deklaratë e fuqishme për nevojën e përgjegjësisë. Po ashtu jam mirënjohës për komentet e presidentit dhe për mbështetjen e ministrave të Jashtëm, për të mbajtur përgjegjës regjimin e Assadit për atë që ka bërë.”
BE ka qenë e ndarë në lidhje me planet e SHBA’së për aksione ushtarake në Siri. Gjermania ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ndonjë aksion, ndërsa Parlamenti i Britanisë ka votuar kundër pjesëmarrjes së këtij vendi në sulme ushtarake. Presidenti francez, Francois Hollande, i cili fillimisht ka mbështetur aksionin ushtarak, ka thënë të premten se do të priste raportin e OKB’së, para se të vendosë për ndërhyrje.