BE: 2013-a e suksesshme për Kosovën

Përfaqësues të BE-së, vlerësojnë përparimin e institucioneve të Kosovës, në rrugën e integrimit evropian. 

Lajme

24/06/2014 17:53

Bashkimi Evropian vlerëson se viti 2013, kur Kosova hapi negociata për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ishte vit i suksesshëm për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane.

Kjo u tha në takimit konsultativ të organizuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar situatën aktuale lidhur me reformat kryesore dhe prioritetet e Kosovës që do të raportohen në Raportin e ardhshëm të Progresit për Kosovën.

Në këtë takim zyrtarë të BE-së, vlerësuan se takimet me shoqërinë civile i shohin si mundësi për fuqizimin e shoqërisë civile.

Shefja e Njësisë për Kosovë në Komisionin e Drejtorit Gjeneral për Zgjerim Catherine Ëendt, tha se pret që të punohet për sfidat ekzistuese.

\”Viti i kaluar ishte një vit i mirë për Kosovën, me negociata të suksesshme për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Sot, me padurim pres që të dëgjoj për hapat pozitivë dhe për zhvillime e bëra, dhe pres që do të ketë përqendrim në sfidat ekzistuese dhe në ato të ardhshme. Kontributi juaj në takimin e sotëm do të ofrojë një pasqyrë të vlefshme për raportin e progresit, të cilin jemi duke e përgatitur tani”, tha Ëendt.

Ndërkaq shefi i Njësisë Politike, Ekonomike dhe Integrimit Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi, tha se takimet me shoqërinë civile do tu mundësojnë që të kenë një gjendje më reale për të arritura që ka bërë Kosova.

\”Këto takime konsultative na mundësojnë që të kemi një pikëpamje më të balancuar kur është fjala për progresin që ka arritur Kosova në raportet tona të njëpasnjëshme të progresit. Mirëpo, ne i shohim këto takime si një mjet për fuqizimin tuaj, respektivisht shoqëria civile vis-à-vis autoriteteve”, tha ai.

Kurse Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), tha se shpreson në ndërtimin e një bashkëpunimi Qeveri e Kosovës-shoqëri civile.

\”Ne shpresojmë se ky ushtrim do të jetë i vlefshëm jo vetëm për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë që të fuqizojnë zërin e tyre në procesin e integrimit, mirëpo edhe për BE-në dhe Qeverinë e Kosovës që të ndërtojnë një bashkëpunim të rëndësishëm me këtë segment të procesit të shtet-ndërtimit. Shpresojmë se si rezultat i angazhimit të të gjitha palëve të interesit, procesi i integrimit të Kosovës do të përshpejtohet, duke tejkaluar gjatë rrugës të gjitha barrierat politike”, tha Shllaku.

Lufta kundër korrupsionit ishte një temë e rëndësishme e diskutimit në pjesën e diskutimeve për sundimin e ligjit. Ndërsa sa i përket të drejtave të njeriut, shoqëria civile dha perspektivën e tyre për çështjet si, zbatimi i strategjisë për komunitete dhe kthim, liria e shprehjes, përfshirja e shoqërisë dhe situata e përgjithshme e grupeve të margjinalizuara.