BDI protestë kundër kryqit në Butel

Partia shqiptare në pushtet në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në orën 17.00, para Komunës së Butelit, do të zhvillojë protestë paqësore për ta kundërshtuar vendosjen e kryqit 56 metra të lartë në këtë komunë.

Lajme

03/03/2016 10:40

Vendimi për mbajtjen e protestës u mor mbrëmë në selinë e BDI-së në Shkup.

“Sonte në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup, drejtuesit e të gjitha degëve të kryeqytetit të Dardanisë, bashkë me anëtarët e Kryesisë Qendrore të BDI-së, demonstruan unitet dhe përkushtim të përbashkët për të kundërshtuar keqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike dhe partiake. Andaj, ne të gjithë bashkërisht, ftojmë të gjitha mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët që ta kundërshtojmë njëzëri projektin përçarës dhe nxitës në Komunën e Butelit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Ndërkohë që në ora 10 do të ketë konferencë për shtyp para Komunës së Butelit ku do dhe do e paralajmëron protestën./Alsat-M