BBC: Tri gjëra që duhet t’i dini pas zgjedhjeve në veri të Kosovës

13:39 | 21 Maj 2019

Foto: Getty Images

“Bbc” në gjuhën serbe shkruan për skenaret e mundshme pas zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.

Pas zgjedhjeve në Komunat veriore të Kosovës, tani do të japin votat e tyre edhe zyrtarët nga Beogradi. Kurse, këto janë tri gjërat më të rëndësishme që duhet t’i dini, shkruan “Bbc” në gjuhën serbe.

Këto janë parashikimet e asaj se çfarë mund të ndodh pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, transmeton lajmi.net. Edhe pse Lista Serbe shënoi fitore të thellë në katër komunat veriore të Kosovës – nga kjo parti për “Bbc” në gjuhën serbe kanë thënë se për ta zgjedhjet kryesore do të mbahen në Beograd të premtën, më 24 maj.

“Pas zgjedhjeve do të ndjekim zgjedhjet e tjera, kjo parasheh edhe takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq. Ky takim është planifikuar kohë më parë dhe pas tij do të dijmë më shumë, a do të japim dorëheqje ose cilat janë planet e mëtutjeshme”, thonë nga Lista Serbe për “Bbc”

Kontaktet me Vuçiqin, pritja për zgjedhjet në Serbi

Menjëherë pas fitores në komunat veriore të Kosovës, kandidatët e Listës Serbe kanë ftuar Aleksandar Vuçiqin.

Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq nëpërmjet lidhjes telefonike ka biseduar me Vuçiqin duke u këshilluar të mos e festojnë fitoren sepse një rezultat i tillë ishte i pritur.

Ai ka paralajmëruar takim me përfaqësuesit e serbëve në Beograd para seancës në Kuvend për Kosovën, në mënyrë që të bisedojnë edhe për hapat e tyre të së ardhmes, shkruan “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Mirëdita Evropë, procedura nën shenjën e pyetjes

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë të kënaqura me procesin zgjedhur.

Zgjedhjet në veri të Kosovës kaluan qetë por janë shfaqur probleme të presionit mbi votuesit, listave të pafreskuara zgjedhore dhe pjesëmarrje e kufizuar politike që ngritin pyetje në lidhje me procesin demokratik, kanë thënë shtetet e QUINT-it.

Nëse përfaqësuesit e Listës Serbe sërish ofrojnë dorëheqje dhe zgjedhjet sërish kthehen në rend të ditës, pyetja është se çfarë do të bëjë Qeveria e Kosovës për një proces të ri zgjedhor.

“Përkujtimet nga Kosova” – fushata e qetë dhe Facebook i tensionuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu falënderua politikanëve dhe qytetarëve në fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës. “Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme”, shkroi ai në Facebook, transmeton lajmi.net.

Por, vetëm disa orë më vonë derisa po vazhdonin zgjedhjet, Thaçi përkujtoi krimet serbe para 20 vitesh.

Ai shkroi për dhunën e serbëve ndaj të burgosurve shqiptarë ku humbën jetën 160 persona, kurse të lënduar ishin mbi 300. /Lajmi.net/