‘Bayerni nuk e ka një Ronaldo’

Real Madridi është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve edhe në vitin 2015, pasi skuadra e Bayerni Munichut nuk e ka në përbërje një Ronaldo, gjithnjë sipas fjalëve të Christop Metzelder.

Sport

30/12/2014 14:16

Metzelder ka thënë se Real Madridi do ta fitojë edhe këtë sezon Ligën e Kampionëve, pasir rivali kryesor i tyre, Bayern Munich nuk e ka në skuadër një lojtar si Ronaldo.

“Bayerni thjesht nuk ka një lojtar si Ronaldo”, tha Metzelder për Kicker, kur u pyet nga gazetarët rreth gjasave të Realit dhe Bayernit për Ligën e Kampionëve.

“Nëse këto dy skuadra do të luajnë përsëri përballë tyre gjatë këtij sezoni, atëherë Guardiola këtë përballje do ta sheh si një çështje personale”, përfundoi Metzelder.