Bayerni nuk do të vuante aq shumë kundër Paderbonit, sikur të mos gabonte Neuer

Bayern Munich ka vuajtur për të marrë një fitore në ‘Allianz Arena’ kundër Paderborn të premten mbrëma.

Sport

22/02/2020 08:19

Kampionët e Bundesligës hapën xhiron e 23-të në elitën e futbollit gjerman, duke pritur në shtëpi skuadrën e vendit të fundit, që në fund e mposhtën me shumë vështirësi, 3:2.

Këto vështirësi ndoshta nuk do të vinin sikur Manuel Neuer mos të bënte një gabim të rëndë në fund të pjesës së parë.

Portieri gjerman doli jashtëzone për të larguar një top, gjë e cila i kushtoi me gol nga Dennis Srbeny./Lajmi.net/