Bayerni njofton tifozët: Kujdes, jeni në Beograd!

Bayern Munich ka ateruar në pasditen e djeshme në Beograd, për ndeshjen kundër Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

26/11/2019 18:19

Në kryeqytetin serb, futbollistët e kampionit të Gjermanisë do të mbështeten nga shumë tifozë gjermanë.

Pas futbollistëve, edhe tifozët e Bayern Munich kanë ardhur në Beograd.

Klubi serb ka ndarë 2089 bileta për tifozët gjermanë, derisa edhe Bayern Munich ka paralajmëruar tifozët e vet para ndeshjes.

“Sigurohuni të jeni të kujdesshëm. Jini të gatshëm të qëndroni në një stadium standard jo-evropian. Hyrja në stadium dhe shkuarja në tribunën e mysafirëve nuk është gjëja e duhur. Shmangni tubimet masive, dhe dëgjoni këshillat e policisë atje”, ka paralajmëruar klubi bavarez.

Ndeshja zhvillohet sonte dhe fillon në orën 20:45.