Bayerni mposht Werder Bremen, ‘blindon’ vendin e parë

Bayern Munich ka fituar ndeshjen e xhiros 31 në Bundesliga. Gjiganti gjerman fitoi 2:1 ndaj Werder Bremen, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë përkundër mundësive të krijuara nga bavarezët nuk prodhuan gola. Megjithatë, në pjesën e dytë ata ishin më konkret. Në minutën e 62’ ishte Serge Gnabry ai i cili i dha fillimisht epërsinë Bayernit.…

Sport

06/05/2023 20:25

Bayern Munich ka fituar ndeshjen e xhiros 31 në Bundesliga.

Gjiganti gjerman fitoi 2:1 ndaj Werder Bremen, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përkundër mundësive të krijuara nga bavarezët nuk prodhuan gola.

Megjithatë, në pjesën e dytë ata ishin më konkret.

Në minutën e 62’ ishte Serge Gnabry ai i cili i dha fillimisht epërsinë Bayernit.

Gjermani shënoi pas asistimit nga Jamal Musiala.

Goli i dytë për mysafirët erdhi në minutën e 73’ të ndeshjes.

Ishte Leroy Sane ai që shënoi për 2:0.

Vendasit ngushtuan epërsinë në minutën e 87’ me anë të Schmidt.

Pas kësaj fitoreje Bayerni mban vendin e parë me 65 pikë, kurse Bremen gjenden në pozitën e 12 me 35 pikë gjithsej./Lajmi.net/