Bayerni mposht Olympiacosin

23:01 | 22 Tetor 2019

Bayern Munich është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Greqi në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët kanë mposhtur 2:3 Olympiacos në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve.

Youseff El Arabi në minutën e 23’ kaloi vendasit në epërsi.

Robert Lewandowski në minutën e 34’, shënoi për barazimin e rezultatit në 1:1.

Sulmuesi polak në minutën e 62’, realizoi për të përmbysur rezultatin e ndeshjes në 1:2, derisa Tolisso në minutën e 75’ shënoi për 1:3.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit nëpërmjet Guilherme ngushtuan epërsinë në 2:3, pa mundur të bëjnë më shumë./Lajmi.net/