Bayerni merr pikët maksimale në fazën e grupeve

Bayern Munich ka shënuar edhe fitoren e gjashtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2019 22:50

‘Bavarezët’ në ndeshjen e xhiros së fundit kanë mposhtur 3:1 Tottenhamin e Jose Mourinhos në ‘Allianz Arena’.

Kingsley Coman në minutën e 14’ kaloi në epërsi 1:0 gjermanët, ndërsa Ryan Sessegnon gjatë minuta më vonë barazoi gjithçka në 1:1.

Bayern Munich nuk hoqi dorë nga fitorja, duke shënuar edhe dy herë të tjera, me Thomas Muller dhe Philippe Coutinho.

Pas gjashtë ndeshjeve, Bayerni kryeson me 18 pikë, i ndjekur nga Tottenham me 10./Lajmi.net/