Bayerni me shumë fat fiton ndeshjen ndaj Augsburg

Bayern Munich me një rezultat minimal 1-0, e mposhti skuadrën e Augsburgut.

Sport

20/01/2021 22:24

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi pas penalltis së saktë të ekzekutuar nga lojtari më në formë te Bayerni, Robert Lewandowski, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 75-të, Benjamin Pavard luajti me dorë në pjesën e 16 metërshit dhe si pasojë e kësaj Augsburg pati mundësi që të shënonte përmes penalltis, megjithatë Alfred Finnbogason dështoi që ta kthente atë në gol.

Me këtë fitore, Bayern ka 39 pikë, ndërsa Leipzig është e dyta me 35. Augsburg me 19 pikë vazhdon të mbetet në pozitën e 12-të./Lajmi.net/