Bayerni, më i mirë se Reali e Chelsea

Bayern Munichu është më i mirë se Real Madridi dhe Chelsea. Arjen Robben e ka bërë një krahasim në mes të tri ekipeve të mëdha evropiane, në të cilat ka luajtur deri tash.

Sport

28/08/2014 12:47

Arjen Robben thotë se ekipi aktual i Bayern Munichut është më i mirë se skuadrat e Real Madridit dhe Chelseat, në të cilat kishte luajtur në të kaluarën.

Përfaqësuesi holandez e veshi fanellën e Chelseat në periudhën 2004-2007, para se të lëvizte në Santiago Bernabeu, ku luajti dy sezone, ndërsa më pas iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2009.

“Nuk kam luajtur kurrë në një ekip më të mirë sesa ky Bayern. Jam këtu që nga viti 2009 dhe kishim ngritje të vazhdueshme. Gjërat po duken se do të jenë edhe më mirë në të ardhmen”, deklaroi 30 vjeçari për magazinën gjermane, Kicker.

“Vetëm Kroos e Mandzukic janë larguar, të tjerët do të qëndrojnë, ndërsa kemi blerë disa lojtarë të rinj”, shtoi ai.