Bayerni me gjest të madh, e shpëton nga falimentimi klubin e lavdishëm gjerman

Bayern Munich ka bërë një gjest fantastik duke ndihmuar klubin e njohur gjerman, Kaiserslauten, që po kalon momente të vështira.

Sport

10/05/2019 11:23

Ish kampioni gjerman është në një situatë aspak të mirë. Shkaku i borxheve të mëdha, kjo skuadër nuk do të mund të marrë licencën për të garën në Ligën e Tretë të Gjermanisë në sezonin e ardhshëm, dhe Bayern Munich ka vendosur t’u ndihmojë.

‘Bavarezët’ kanë vendosur të organizojnë një ndeshje shpëtimi për Kaiserslauten. Ndeshja do të luhet më 27 mauj në stadiumin ‘Freize Walter’, dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar këtë skaduar që të marrë licencën e nevojshme.

“Kaiserslauten është një nga klubet më të mëdha gjermane. Ne kemi zhvilluar shumë ndeshje legjendare kundër tyre. Futbolli jeton për shkak të emocioneve, rivalitetit sportiv dhe solidaritetit. Kështu që ne vendosëm të ndihmojmë ata dhe shpresojmë që sa më shpejtë të rikthehen në Bundesligë”, ka deklaruar Carl Heinz Rummenigge.

Ekipi i Kaiserslauten është katër herë kampion i Gjermanisë, dhe titullin e fundit e kanë fituar në vitin 1998./Lajmi.net/