Bayerni konfirmon shitjen e Shaqirit

Bayern Munich ka konfirmuar shitjen e Xherdan Shaqirit në Inter, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter.

Sport

08/01/2015 17:04

Bayern Munich ka konfirmuar marrëveshjen me Interin për transferimin e Xherdan Shaqirit në Giuseppe Meazza.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, gjiganti bavarez ka njoftuar se Shaqiri do t’i bashkohet Interit.

Transferimin e yllit kosovar tek Nerazzurrët e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Bundesligës.

“Klubet kanë arritur marrëveshje. Nesër Shaqiri do të jetë në Milano për testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës”, thuhet në njoftim.