Bayerni ka ‘punë’ me Realin

Ottmar Hitzfeld beson se Bayern Munich është i uritur për t’ju hakmarrë Real Madridit për disfatën e thellë në edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Sport

30/01/2015 09:56

Ottmar Hitzfeld beson se Bayern Munich ka punë të papërfunduar me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Pep Guardiolës u mposht 1:0 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë para disfatës 4:0 në duelin e kthimit në Allianz Arena.

Hitzfeld – i cili ishte trajner i Bayernit mes 1998-2004 dhe 2007-08 – beson se Bayern ka mësuar nga gabimet, dhe do të jetë në kërkim të hakmarrjes nëse skuadrat takohen sërish gjatë këtij edicioni.

“Bayerni është një prej favoritëve kryesorë në Ligën e Kampionëve. Por, ju kurrë nuk mund të përjashtoni humbjen kundër një tjetër skuadre të nivelit botëror. Futbolli është thjesht tepër i paparashikueshëm”, deklaroi Hitzfeld për “Munchner Merkur”.

“Por, nuk do të ketë një tjetër humbje 4:0 kundër Real Madridit. Bayerni ka punë të papërfunduar me Realin dhe dëshiron të hakmerret. Bayerni kurrë nuk ka qenë më i fortë se tani”, u shpreh ai.