Bayerni interesohet për dyshen e Barcelonës Roberto – Dest

Klubi gjerman dëshiron ta përforcojë mbrojtjen për sezonin e ri.

Sport

30/07/2021 17:35

Sipas gazetës ‘AS’, trajneri i Bavarezëve Julian Naglesmann dëshiron të sjell në ekip dy futbollistët Sergino Dest dhe Sergio Roberton, transmeton lajmi.net.

Dest duket se nuk është i interesuar të largohet nga gjiganti spanjoll dhe ka refuzuar disa oferta gjatë këtij afati të transferimeve.

Në anën tjetër Roberto mund të largohet nga Spanja, dhe gjiganti gjerman e dëshiron atë në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Bisedimet mes dy klubeve kanë nisur dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë marrëveshje. /Lajmi.net/