Bayerni ia sheh sherrin Kosovës

Bayern Munich është gjobitur me 70 mijë euro pas shfaqjes së një transparenti në mbështetje të Kosovës, në duelin kundër Arsenalit të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve. Një sektor i përkrahësve të gjigantit bavarez shfaqi një transparent ku shkruante: “Thuaj JO racizmit, thuaj PO Kosovës”, duke mbështetur përpjekjet e Federatës së Futbollit…

Sport

12/03/2014 15:39

Bayern Munich është gjobitur me 70 mijë euro pas shfaqjes së një transparenti në mbështetje të Kosovës, në duelin kundër Arsenalit të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Një sektor i përkrahësve të gjigantit bavarez shfaqi një transparent ku shkruante: “Thuaj JO racizmit, thuaj PO Kosovës”, duke mbështetur përpjekjet e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim të plotë në FIFA dhe UEFA.

Mirëpo, një zëdhënës i UEFA-s, Pedro Pinto ka njoftuar se Federata evropiane e futbollit ka gjobitur Bayernin me 70 mijë euro.

Si do që të jetë, tifozët e gjigantit bavarez e shprehën atë që e mendojnë shumë grupe të tifozëve anembanë botës: Kosova duhet të ketë të drejtë të luajë e lirë.