Bayerni ia mësyn Di Marias

Paris Saint-Germain dhe Manchester United nuk janë ekipet e vetme të interesuara për Angel Di Marian. Në garë për mesfushorin argjentinas është futur edhe Bayern Munich.

Sport

31/07/2014 15:56

Angel Di Maria është njëri prej emrave më të përfolur në afatin kalimtar të verës. 

Mesfushori argjentinas prite të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, prandaj interesimi i skuadrave të njohura evropiane për të nuk po mungon.

Deri tash flitej se futbollistin e krahut e pëlqejnë Paris Saint-Germain dhe Manchester United, por atyre u është shtuar një konkurrent mjaft i fortë.

Bëhet fjalë për Bayern Munichun, i cili do të mundohet ta sjell futbollistin në Allianz Arena, shkruan e përditshmja spanjolle AS.

Të shohim se cila do të jetë e ardhmja e përfaqësuesit argjentinas, i cili, përkundër sezonit fantastik që pati, do të largohet.