Bayerni i pandalshëm

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus ka pranuar se rivali Bayern Munich duket i pandalshëm. Kampioni i Bundesligës ka krijuar 13 pikë epërsi në krye të tabelës ndaj Bayer Leverkusenit, me Dortmundin katër pikë të tjera më pas, dhe Reus ka pranuar se skuadra e tij është e pafuqishme për të ndalur ekipin e Pep…

Sport

30/01/2014 11:12

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus ka pranuar se rivali Bayern Munich duket i pandalshëm.

Kampioni i Bundesligës ka krijuar 13 pikë epërsi në krye të tabelës ndaj Bayer Leverkusenit, me Dortmundin katër pikë të tjera më pas, dhe Reus ka pranuar se skuadra e tij është e pafuqishme për të ndalur ekipin e Pep Guardiolës, kur ata janë në nivelin më të lartë të paraqitjeve.

“E kam thënë edhe më parë, ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër faktit se Bayern është duke fituar pothuajse gjithçka tani”, deklaroi Reus gjatë një ngjarje të sponsorit Puma.

“Tani për tani ata nuk kanë pika të dobëta, dhe është e vështirë për çdo kundërshtar. Kjo vlen edhe për ne, pasi jemi telashe të mëdha me lëndime të cilat nuk jemi në gjendje t’i kompensojmë. Bayern është duke luajtur mirë, por jeta vazhdon dhe ne do të mundohemi të luftojmë për sa më gjatë që është e mundur”, përfundoi ai.