Bayerni i pamëshirshëm
Nuk ka rëndësi se a paraqitet në shtëpi apo në udhëtim, Bayern Munich është thjesht i pandalshëm. Skuadra e Pep Guardiolës siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pas fitores së thellë 5:0 si mysafir i Hamburgut. Në një tjetër ballafaqim ku kampioni në fuqi tregoi potencialin e tij të plotë, shkëlqeu sulmuesi…

Sport
Nuk ka rëndësi se a paraqitet në shtëpi apo në udhëtim, Bayern Munich është thjesht i pandalshëm.
Skuadra e Pep Guardiolës siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pas fitores së thellë 5:0 si mysafir i Hamburgut.
Në një tjetër ballafaqim ku kampioni në fuqi tregoi potencialin e tij të plotë, shkëlqeu sulmuesi Mario Mandzukic, i cili realizoi het-trik.
Golgeteri kroat kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 22’të, kurse pak më vonë Dante e dyfishoi avantazhin e mysafirëve.
Pas intervalit, Arjen Robben e shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve, para se Mandzukic të shtonte dy gola të shpejt në minutat 74 dhe 76 për të kompletuat het-trikun dhe fitoren e thellë të Bayernit.