Bayerni i Hansi Flick në flakë, shkatërron Dusseldorfin për tri pikët – nuk shënon Lewandowski

Bayern Munich po vazhdon me formë të lartë nën drejtimin e Hansi Flick.

Sport

23/11/2019 17:21

Flick mund të fitojë punën e përhershme të trajnerit tek Bayern, pasi skuadra e tij ka pasur paraqitje të mrekullueshme edhe sot, duke fituar 0:4 në udhëtim kundër Dusseldorf, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Benjamin Pavard, pas vetëm 11 minutave lojë, për t’i zhbllokuar shifrat.

Corentin Tolisso u përkujdes që bavarezët të dyfishojnë epërsinë, me golin e shënuar në minutën e 27’.

Kurse, 11 minuta para fundit të pjesës së parë, Serge Gnabry gjeti rrugën e golit për rezultatin 0:3, që njëkohësisht edhe largoi dilemat për fituesin.

Rezultatin final e vendosi Phiilippe Coutinho, kur luhej minuta e 70’ e takimit, duke shënuar për 0:4.

Vlen të cekët se në këtë ndeshje nuk shënoi Robert Lewandowski, dhe kjo është hera e parë këtë edicion në Bundesliga që ndodh një gjë e tillë.

Me këtë fitore, Bayern ngritët në pozitën e dytë në tabelë (së paku përkohësisht), me 24 pikë pas 12 ndeshjeve.

Dusseldorf numërojnë 11 pikë për pozitën e 14-të në tabelën e Bundesliga. /Lajmi.net/