Bayerni futet fuqishëm në garë për Gittens, gati t’i bëjë ofertë Dortmundit

Po vazhdon kërkimi i Bayernit për një sulmues të krahut të majtë, por rezulton më i vështirë sesa pritej. Kampionët gjermanë tani kanë rikthyer vëmendjen te Jamie Gittens i Borussia Dortmund. Bayerni po kërkon një lojtar të nivelit të lartë për krahun e majtë ofensivë, që do të plotësonte Michael Olise dhe deri tani, përpjekjet…

Sport

22/06/2025 08:26

Po vazhdon kërkimi i Bayernit për një sulmues të krahut të majtë, por rezulton më i vështirë sesa pritej. Kampionët gjermanë tani kanë rikthyer vëmendjen te Jamie Gittens i Borussia Dortmund.

Bayerni po kërkon një lojtar të nivelit të lartë për krahun e majtë ofensivë, që do të plotësonte Michael Olise dhe deri tani, përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayernit, është kthyer në Munich nga Kupa e Botës për Klube për të përshpejtuar negociatat, por pa sukses.

Nico Williams nga Athletic Bilbao e ka refuzuar ofertën, dhe as alternativat nuk duken afër një marrëveshjeje.
Sipas Kicker, Bayerni ka rifilluar kontaktet me përfaqësuesit e Jamie Gittens. Borussia Dortmund është e hapur për shitjen e tij për rreth 60 milionë euro.

Chelsea thuhet se ka arritur një marrëveshje personale me Gittens dhe pritet vetëm dakordësia e klubeve.

Mbetet të shihet nëse Bayerni do të hyjë në garë direkte me Chelsean, gjë që do t’i jepte Dortmundit një pozicion më të fortë në negociata.