Bayerni fiton në fund (Video)

Bayern Munichu ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 në udhëtim te skuadra e Hoffenheimit.

Sport

22/08/2015 17:24

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e parë, pas golit të shënuar nga Volland.

Sidoqoftë, në minutën e 41’ Muller shënon për të barazuar rezultatin.

Dhe, në fundin e takimit, më saktësisht në minutën e 90’ Lewandowski shënon për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Bayerni është në vendin e parë me gjashtë pikë, teksa Hoffenheimi nuk ka arritur të marrë asnjë pikë nga dy ndeshje të luajtura deri tani në sezonin e ri të Bundesligës.

YouTube player
YouTube player

https://vine.co/v/eDt2pFwebau