Bayerni e shënjestron Januzajn

Bayern Munichu do të mundohet ta trabsferojë Adnan Januzajn nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, njofton tabloidi britanik, Daily Mail. Gjiganti bavarez do të mundohet ta bëjë atë që e kishte bërë Juventusi me Paul Pogban, duke e marrë Januzajn, të cilin e konsideron si zëvendësues ideal të dyshes Arjen Robben e Franck Ribery. PSG…

Sport

31/03/2014 19:55

Bayern Munichu do të mundohet ta trabsferojë Adnan Januzajn nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, njofton tabloidi britanik, Daily Mail.

Gjiganti bavarez do të mundohet ta bëjë atë që e kishte bërë Juventusi me Paul Pogban, duke e marrë Januzajn, të cilin e konsideron si zëvendësues ideal të dyshes Arjen Robben e Franck Ribery.

PSG po ashtu ka shprehur interesim për 19 vjeçarin, i cili kishte nënshkruar kohë më parë kontratë pesëvjeçare me ‘Djajtë e Kuq’.

Futbollisti nga Istogu ka qenë pjesë e rëndësishme e trupës së David Moyesit këtë sezon, në edicionin e tij debutues në Old Trafford. Ai ka realizuar tre gola, ndaj West Ham Unitedit dhe Aston Villës.

Bayerni do të përballet me Unitedin të martën mbrëma, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë që gjiganti bavarez të ‘afrohet’ me futbollistin me pasaportë belge.

Momentalisht, në Allianz Arena luan futbollisti tjetër kosovar, Xherdan Shaqiri.