Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë

Bayern Munich e ka nisur furishëm mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/10/2020 22:49

‘Bavarezët’ kanë mposhtur 4:0 Atletico Madridin në ndeshjen e xhiros së parë në ‘Allianz Arena’, shkruan lajmi.net.

Kingsley Coman në minutën e 28’ zhbllokoi ndeshjen, kur shënoi për 1:0.

Në minutën e 41’, Leon Goretzka dyfishoi epërsinë në 2:0.

Corentin Tolisso me një super gol në minutën e 66’, çoi në 3:0 epërsinë, para se Kinglsey Coman të vendoste rezultatin përfundimtar 4:0./Lajmi.net/