Bayerni dënohet për pankartën e Kosovës
Bayern Munichu duhet ta mbyll një pjesë të vogësl të tribunës, për ndeshjen çerekfinale ndaj Manchester Unitedit. Dënimi ka ardhur nga UEFA, pas pankartave të prezantuara në ndeshje ndaj Arsenalit, në të tetën efinales. Njëri i referohej dëshirës së Kosovës për të qenë pjesë e FIFA-s, ndërsa tjetri përdorte fjalë homofobike dhe fotografi. “Thuaj jo…
Sport
Bayern Munichu duhet ta mbyll një pjesë të vogësl të tribunës, për ndeshjen çerekfinale ndaj Manchester Unitedit.
Dënimi ka ardhur nga UEFA, pas pankartave të prezantuara në ndeshje ndaj Arsenalit, në të tetën efinales.
Njëri i referohej dëshirës së Kosovës për të qenë pjesë e FIFA-s, ndërsa tjetri përdorte fjalë homofobike dhe fotografi.
“Thuaj jo racizmit, thuaj po Kosovës. Pranojë Kosovën”, shkruante në banerin e shpalosur në duel me Topçinjtë.
Kampioni aktual evropian duhet ta mbyll sektorin 131 në Allianz Arena për ndeshjen e kthimit ndaj ‘Djajve të Kuq’. Gjithashtu, gjiganti bavarez u gjobit me 10 mijë euro.
Bayerni, ku aktivizohet futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, do ta presë Unitedin e Adnan Januzajt më 9 prill në Gjermani.